Franca ndjek shembullin e SHBA

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka njoftuar tërheqjen me faza të 4 mijë ushtarëve francezë që shërbejnë në Afganistan.


Në një deklaratë për shtyp thuhet se Franca do të ndjekë kohën e tërheqjes së trupave amerikane, të njoftuar nga presidenti Barack Obama.

Obama tha se 10 mijë marinsa do të tërhiqen këtë vit, ndërkohë që 23 mijë të tjerë do të largohen nga fundi i shtatorit të 2012-ës.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka mirëpritur vendimin e Uashingtonit, ndërsa talebanët e kanë quajtur atë si “simbolik” dhe kanë bërë thirrje për vazhdimin e luftës deri në largimin e të gjitha trupave të huaja.

Të paktën 68 mijë trupa do të qendrojnë në vend pasi 33 mijë të jenë larguar, por ata është planifikuar të kthehen në shtëpi në vitin 2013.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes vlerëson se forcat afgane janë tashmë gati të marrin përsipër garantimin e sigurisë në vend.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment