FBI “fik” rrjetin informatik kriminal

Një rrjet kriminal që kishte fituar mbi 72 milionë dollarë duke shitur software të rremë sigurie është asgjesuar nga FBI.

Operacionet, të koordinuara nga agjentët federalë amerikanë, u kryen në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe gjashtë vende të tjera.

Paratë fitoheshin duke shitur software që thuhej se do të zbulonin rreziqet që cënonin kompjuterin, që në të vërtetë nuk ekzistonin.

Gjatë operacioneve nuk pati të arrestuar, por u sekuestruan 40 kompjutera të përdorur për të bërë skanime falso dhe që përmbanin faqe interneti që mashtronin personat që të përdornin software-in.

Mbi një milion persona mendohet se kanë instaluar programin falso të sigurisë, të njohur ndryshe si scareware, duke paguar 129 dollarë për të.

Kush nuk paguante por e shkarkonte programin bombardohej me njoftime “pop-ups”, që i paralajmëronte për rrezikun e sigurisë së kompjuterit.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment