Holandezi, si njeriu i parë i BE-së në Kosovë, kishte qenë i zëshëm sidomos gjatë një debati në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku kishte kërkuar në mënyrë eksplicite që zyrtarët kosovarë që janë objekt i hetimeve të japin dorëheqje derisa të mos sqarohen dyshimet për ta, shkruan Express
“Është praktikë në vendet demokratike që kur një personalitet publik që udhëheq funksione të larta është i dyshuar apo i akuzuar për korrupsion, ai të tërhiqet nga politika, së paku përkohësisht. Nëse pastrohet emri i tij, ai mund të kthehet në atë funksion. Kjo është një vlerë evropiane dhe unë kam dashur që këtë ta përcjell në Kosovë”.
Kjo ka qenë deklarata e shefit të ICO-së, Pieter Feith, e cila është përsëritur nga ai disa javë rresht para zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë.
Rasti i shefit të ICO-së, Pieter Feith i cili është hetuar nga EULEX-i për rastin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe nuk ka marrë asnjë hap për zbatimin e “parimeve evropiane”, tregon se rregullat nuk vlejnë njësoj për të gjithë.
(Telegrafi.com)
No comments:
Post a Comment