BE, Greqisë: Miratoni urgjent pakon e kursimit

Bashkimi Evropian ka konfirmuar përkushtimin e tij për të ndihmuar Greqinë që të mbijetojë krizën e saj të borxhit, por i bëri thirrje parlamentit grek që të miratojë masat e rrepta të kursimit.

Në një deklaratë të lëshuar në samitin në Bruksel, liderët e BE-së, thanë se parlamenti grek duhet ta miratojë pakon e rreptë të kursimit, si një “çështje urgjente”.

Pralamenti pritet të të votojë në javën e ardhshme programin në lidhje me shkurtmnet buxhetore dhe taksat e reja prej 28 miliardë eurosh, si dhe programin e privatizimit në vlerë prej 50 miliardë eurosh.

Nëse këto masa kalojnë, Greqia do të marrë 12 miliardë euro nga BE dhe FMN-ja, për të menaxhuar borxhin e saj dhe për të evituar bankrotin.

(panorama.com.al)



 
 

No comments:

Post a Comment