Si të vonosh plakjen

Vërshimi i rrudhave dhe dobësimi i muskujve mund të vonohet dhe madje të eliminohet.Kështu thonë një grup studiuesish në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë arritur rezultatet në fjalë pas një eksperimenti të kryer mbi një mi.
Eksperimenti u bë duke rigjallëruar qelizat e tërhequra që nuk janë ndarë dhe që akumulohen natyrshëm me moshën.
Shkencëtarët besojnë se zbulimi i tyre mund të ketë një impakt pozitiv në kujdesin dhe kontrollin e plakjes tek njeriu.Ekspertët thanë se rezultatet e eksperimentit ishin mjaft interesante, por nga ana tjetër nënvizuan se ato duhet të shqyrtohen me ngadalë.

Studimi, i publikuar në revistën “Nature”, fokusohet në ato që quhen “qelizat që plaken”. Ato nuk ndahen për të formuar qeliza të reja dhe kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e tumoreve.

Këto qeliza largohen nga sistemi imunitar, por shtohen me kalimin e kohës. Studiuesit vlerësuan se rreth 10 për qind e qelizave janë të plakura tek të gjithë njerëzit në moshë shumë të thyer.
/femina.al/

No comments:

Post a Comment