Italia përgënjeshtron mbikëqyrjen nga FMN-ja për reduktimin e borxhit

Italia nuk pranoi një mbikëqyrje zyrtare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për respektimin e angazhimeve buxhetore, por është e gatshme të kërkojë......... këshilla institucionalë nga Uashingtoni, deklaroi një burim qeveritar.

Burime evropiane konfirmuan sot se Italia kishte pranuar, gjatë samiit të G20-s në Kanë, një mbikëqyrje strikte të angazhimeve të saj për reduktimin e deficitit publik nga FMN dhe Komisioni Evropian.

Por, një burim i qeverisë italiane përgënjeshtroi ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë.
/albanews.gr/

No comments:

Post a Comment