Greqi, minutat e pritjes për qeverinë e re

Kryeministri grek ende në detyrë, Jorgos Papandreu ka përfunduar takimin që pati me ministrat e kabinetit të tij, të cilëve u ka kërkuar të përgatisin dorëheqjet.
 Takimi u zhvillua ndërkohë që pritet........ të shpallet edhe emri i personit që do të zërë vendin e Papandreut në krye të qeverisë së përkohshme. Gjatë mbrëmjes të së hënës, pas negociatash të vështira për formimin e qeverisë kalimtare kryeministri grek në largim Papandreou dhe udhëheqësi i opozitës Antonis Samaras, ranë dakort për një kryetar të ri qeverie, por nuk saktësuan emrin.

Brenda pak orësh pritet që të bëhen publikë emri i Kryeministrit të ardhshëm dhe kabineti i tij.
/noa.al/

No comments:

Post a Comment