25 vite si përrallë

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka përshkruar 25 vitet e drejtimit të tij të skuadrës si “një përrallë”.
Ferguson, 70 vjeç në dhjetor ka fituar 12 tituj të Premierligës, pesë FA Cup, katër Kupa të Ligës, dy Liga të Kampionëve dhe një Kupë të fituesve të Kupës në Old Trafford.

“Është si një përrallë pasi është zgjatur kaq shumë” tha skocezi i cili iu bashkua Unitedit nga Aberdeen më 1986. “Ka qenë aventurë fantastike për mua. Është diçka që mendoni se nuk do të ndodh sërish dhe jam i lumtur për këtë”, theksoi ai.
/gazetaexpress.com/

No comments:

Post a Comment