Gjykata e Lartë, e cila ka në dorë dosjen penale ndaj deputetit Ilir Meta, caktoi dhe datën e parë të nisjes së procesit penal ndaj tij.
Ish-ministri i Jashtëm, Meta është vënë nën akuzën e ‘korrupsionit’ pak muaj pasi u shfaq videoja e cilësuar si skandal, ku shfaqej së bashku me ish-vartësin e tij, Dritan Prifti, atëkohë ministër i Ekonomisë, duke biseduar për afera korruptive.
Vetë Meta e ka cilësuar videon si montazh dhe që në fillim të procesit do të kërkojë pavlefshmërinë e saj si provë. Nëse kërkesa e ish-ministrit të Energjetikës pranohet, gjasat janë që çështja të shkojë drejt dështimit.
Ndërsa Ilir Meta do të përballet me drejtësinë, Prokuroria e Përgjithshme po vazhdon hetimet ndaj ish-ministrit Dritan Prifti dhe ish-zëvendësit të tij, Leonard Beqiri, të cilët dyshohen për korrupsion mbi bazën e një videoje të dytë, të zbuluar nga ekspertët amerikanë, ku të dy shfaqeshin së bashku me një shumë prej 70 mijë eurosh.
(balkanweb.com)
No comments:
Post a Comment