Ngjarja ka ndodhur në Afganistan ndërsa ai ishte në një karvan makinash, që ra në pritën e talibanëve. Pas një shpërthimi, ai pa nga barku i tij, që po nxirrte tym. Brenda kishte një bombë. Iu desh të transportohej me helikopter, por askujt nuk iu tha se çfarë kishte në bark, për shkak se druheshin se askush nuk do e transportonte atë. Nëse do shpërthente, do vriste këdo në një rreze prej të paktën 10 metrash.
Por kur mbërriti në spital, historia u komplikua edhe më shumë. Mjekët kishin frikë ta merrnin përsipër pasi druheshin nga shpërthimi. Për fat aty ndodhej një ekspert në çmontimin e predhave, i cili iu shpjegoi skenarët. Ndërkohë që ata flisnin, zemra e ushtarit pushoi. Nuk përdornin dot elektroshok por me anë të epinefrinës ia rivunë në punën zemrën përpara se të operohej. Eksperti në çmontimin e predhave ishte në sallë dhe u kujdes ta nxirrte predhën.
Organet e brendshme të Moss ishin dëmtuar shumë rëndë, por ai ia doli të rikuperohej dhe të jetë në gjendje të ndjekë kolegjin.
(gazetatema.net)
No comments:
Post a Comment