Tymoshenko ka hedhur poshtë akuzat, që kanë të bëjnë me kontratat e gazit natyror me Rusinë, duke i cilësuar si një hakmarrje nga rivali i saj, presidenti Viktor Yanukovych.
Ajo humbi postin e kryeministres në mars të vitit 2010, pas një votëbesimi të mbajtur në Parlament.
Zonja Tymoshenko i ka kërkuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që të vlerësojë nëse akuzat janë të motivuara politikisht.
Rreth 1 mijë mbështetës të saj u mblodhën jashtë gjykatës në Kiev, që ishte rrethuar e tëra nga forcat e policisë, bën të ditur agjencia “AFP”.
(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment