“Partia Socialiste fiton në çdo territor nga pikëpamja e votës. Por kjo parti duhet të jetë një pasqyrë e bashkimit të njerëzve dhe e organizmit në mënyrë perfekte, dhe kështu nuk na mund dot as qeveria, as shteti, as policia, as Parlamenti dhe as dreqi”, tha Rama. Apeli i kreut të PS në këtë takim në Korçë ishte që, “si të hapim Partinë Socialiste për çdo njeri”, sepse, sipas tij, “njerëzit janë të etur që ta shikojnë si në qytet, edhe në fshat Partinë Socialiste të bashkuar”. Pas kësaj fjale, Rama lëshoi mesazhin e tij: “O do ta mundim, o do të dorëzohemi, por, ama, nëse vendosim të mundim, ta mundim”. Dhe për këtë apel, Rama shtoi se PS duhet të mbështetet në dy shtylla të organizimit të saj, siç janë bashkimi i socialistëve që, sipas tij, po grinden tashmë në kafene, dhe organizimin zonal. “Ne nuk mund t’u themi njerëzve hajdeni me ne, ose ikni. Se nuk po ndajmë Arabinë Saudite dhe puset e naftës. Ne duhet t’u lutemi njerëzve dhe nuk duhet të kujtohemi për ata kur të vijë radha tjetër e zgjedhjeve”, tha kreu i PS. Fitorja në qarkun e Elbasanit, sipas Ramës, duhet të ishte më e madhe se kaq, ndërsa është ndalur në fitoren e vetëm dy bashkive, Gramshin dhe Elbasanin. “Për të arritur një fitore në të ardhmen, duhet të kemi një bashkëpunim të fortë me strukturat dhe përçarjet në parti të lihen mënjanë”, ka deklaruar Rama.
Turi i Ramës
Kryesocialisti do ta vazhdojë turin e tij në bashkitë kryesore të vendit. Pasi ka ndaluar javën e shkuar në Lushnjë, Fier, Gjirokastër, Berat, Sarandë dhe Vlorë, Rama ishte dje në Elbasan dhe Korçë. Mësohet se në ditët në vazhdim, përmes një kalendari, Rama do të lëvizë në qytetet veriore të vendit, ku do të bashkëbisedojë me të zgjedhurit socialistë në këshillat bashkiakë e komunalë dhe përgatitjet e PS për zgjedhjet e ardhshme.
(www.panorama.com.al)
No comments:
Post a Comment