Nga fillimi i këtij viti në Gjermani janë regjistruar 516 qytetarë maqedonas që kanë kërkuar të drejtën e azilit.
Shifrat jepen nga Ministria e Jashtme gjermane, e cila thekson se gjatë muajve të fundit ka patur rënie të aplikimeve të shtetasve maqedonas për azil, pas shqetësimeve dhe reagimeve shqetësuese të vendeve të BE-së për ato vende nga ku gjenerojnë problemet e emigrimit të qytetarëve duke shfrytëzuar të drejtën e liberalizimit të vizave.
Sipas të dhënave të fundit në muajin maj kanë aplikuar për azil vetëm 81 shtetas maqedonas, ndërsa gjatë muajve të tjerë shifrat kanë qenë më të larta.
Kështu në muajin prill pati 125 kërkesa dhe në muajin mars 133 kërkesa për azil.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë bëri me dije se Maqedonia nuk është në listën e 10 shteteve që kanë fluks të madh të azilkërkuesve.
Numri më i madh i azilkërkuesve në Gjermani vjen nga Afganistani, Iraku, Siria, Irani dhe Serbia.

(noa.al)
No comments:
Post a Comment