“Kunder hajnise”. Me kete moto proteston sot lëvizja Vetëvendosje, duke nisur ne oren 12.00 qe nga Biblioteka Kombëtare drejt ndërtesës së qeverisë së Kosovës.
Vetëvendosje thotë se protesta organizohet për “manipulimin me tenderë, shitjen e ndërmarrjeve publike dhe marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë, për vjedhjen e territorit të Kosovës”.
Lëvizja Vetëvendosje beson se mijëra njerëz priten të mblidhen, të cilët do të nxjerrin jashtë xhepat e tyre si simbol i varfërisë së qytetarëve kosovarë, për shkak të hajnisë së pushtetit.
“Janë tri lloje kryesore të hajnisë: manipulimi me tenderët që u jipen zakonisht e kryesisht biznesmenëve që janë miq të Qeverisë; shitja e ndërmarrjeve publike me këtë privatizim të egër që ua mbush xhepat ministrave; dhe, marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë që na e vjedhin territorin e Kosovës. Siç e dini, kjo qeveri operon tashmë me buxhet të paligjshëm, planifikon t’i shesë lirë dhe shpejt PTK-në, KEK-un e Trepçën dhe mendon t’i bëjë 6 marrëveshje me Serbinë me ç’rast jo vetëm që qytetarët dhe deputetët nuk dinë se çka përmbajnë ato, por edhe platforma e bisedimeve nuk i është dhënë as kryesisë së Kuvendit dhe as kryetarit të Kuvendit”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

(panorama.com.al)
No comments:
Post a Comment