“Dashnori”, të cilin nobelisti Harold Pinter e shkroi në vitin 1962 për të vërtetat e marrëdhënieve të një çifti, ngjitet në skenën e Teatrit të Metropolit. Shfaqja vjen nga të rinjtë, të cilët e jetojnë këtë raport në kohët moderne. Pjesa vjen me regji të Madi Selimit e Bora Kullës dhe interpretimin e Devis Mukës dhe Ermela Rurit. Ata janë protagonistët.
Janë burri e gruaja e njëkohësisht dashnori dhe tradhtia. Pinter ka vënë në qendër të veprës së tij një çift të ri që për një çast vendosin të marrin në mënyrë imagjinare rolin e dashnorëve, për të shfaqur kështu të vërteta të pathëna. Regjisorët, në konceptin e tyre regjisorial kanë preferuar t’i japin edhe një kontekst bashkëkohor.
“Në kohët moderne nuk mjafton që në një lidhje të jesh thjesht burri dhe gruaja. Nuk mjafton vetëm dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin. Monotonia, jeta plot probleme ndikojnë në harmoninë e një lidhjeje normale. Të gjitha këto probleme të bëjnë që krevati të gjendet gjithmonë bosh, ose dhe kur është me burrin, të jetë sërish bosh. Në të tilla rrethana një lidhje pëson krisjen më të madhe. Kjo krisje të çon në shkatërrimin e saj drejt divorcit, ose në një zgjidhje më alternative, që është një dashnor. Kjo është intriga që Harold Pinter kërkon të përcjellë me anë të kësaj pjese sa moderne dhe aktuale për realitetin që ne jetojmë”, shënojnë ata.

(gazetaexpress.com)
No comments:
Post a Comment