Femrat besojnë se mosha 29 vjeçare është mosha ideale për të lindur fëmijën e parë, thuhet në hulumtimin e ri.
Shumica e femrave (59%) mendojnë se atëherë kanë stabilitet financiar më të madh që të mund t’i ballafaqojnë harxhimet që i sjell lindja e fëmijës dhe mendojnë se në këtë periudhë të jetës mjaft gjatë janë në lidhje stabile.
Hulumtimi i bërë nga Clearblue, kompania për teste të shtatzanisë dhe pjellorisë, ka pasur për qëllim edhe të zbulojë çfarë është ajo që femrat mendojnë se mund të ju përmirësojë pjellorine për t’i rritur shanset të mbesin shtatzëna.
Rezultatet kanë treguar se 70% e femrave mendojnë se ushqimi i shëndetshëm mund t’i rritë shansat e konceptimit, 60% besojnë se ajo është seksi i rregullt, kurse 42% janë të bindura se largimi nga alkooli do t’i ndihmonte që më lehtë të mbesin shtatzëna.
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 3000 femra.
Duke i komentuar rezultatet e hulumtimit, dr Don Harper theksoi: “Është interesante që hulumtimi tregoi mosha 29 vjeçare është mosha më e mirë për të lindur fëmijë. Pa marrë parasysh moshës, këshilla ime është që të ndaloni duhanin, të zvogëloni alkoolin dhe të mbani peshë të shëndetshme para se të filloni konceptimin.”
Vitin e kaluar ishte bërë hulumtim i ngjashëm nga ForbesWoman.com dhe TheBump.com. Atëherë, 42% e femrave kishin theksuar se mosha ideale për të formuar familje është prej 25 – 29 vjeç, kurse 17% ishin përgjigjur se nuk ka moshë ideale për të lindur fëmijë dhe se ajo është e ndryshme për secilin.

(Femina.al)
No comments:
Post a Comment