Daçiq: Kosova të ndahet mes Serbisë e Shqipërisë

Kosova duhet të ndahet mes Serbisë dhe Shqipërisë” – ka thënë zv kryeministri njëkohësisht ministër i brendshëm Ivica Daçiq.

Në një intervistë për të përjavshmen beogradase NIN lideri i socialistëve, SPS, tha se “Mbrotja e Kosovës me luftë nuk ishte e suksesshme”. Për këtë arsye po flas për rivendosje të kufijve sa nuk është bërë vonë”- ka deklaruar ai.

Daçiq, partia e të cilit ishte në qeveri gjatë 1990 tha se Serbia “bëri gabim kur nuk diskutoi për Kosovën me Shqipërinë, sepse ndarja mes Serbisë dhe Shqipërisë është i vemti opsion real”. Ka thënë ai.

Serbia nuk duhej të kishte njohur asnjë negociator nga pala tjetër vetëm Shqipërisë. A ka ndonjë njeri kaq naiv sa të mendojë se Kosova do të mbijetojë si shtet i pavarur” – tha Daçiq duke spekuluar për një bashkim të Kosovës me Shqipërinë ashtu siç do t’i bashkohet Republika Serbe e Bosnjës, Serbisë

“Nëse nesër në Republikën Serbë të Bosnjës vendos me referendum shkëputjen e saj cfarë do të bëhet? Një shtet i pavarur apo do të vendosnin që të bashkohen me Serbinë? “- Citohet Dadic duke shtuar se “është normale pasi bëhet fjalë për të njëjtin popull.

Duke ecur në këtë linjë Dadic nënvizoi: A janë të ndryshëm shqiptarët që jetojnë në Tiranë dhe në Prishtinë? Ata po na flasin për një Kosovë multietnike? Populli ynë nuk ka nevojë për përralla mbi jetën multientike.”

I pyetur nëse do të ishte më e lehtë ndarja e Kosovës nëse negociatat do të ndodhnin mes Serbisë dhe Shqipërisë, në krahasim me faktin e tanishëm ku Serbia po diskuton me autoritetet serbe, Daçic vuri në dukje se shqiptarët etnikë në Kosovë janë pakicë kombëtare e Shqipërisë.

“Dikush do të thotë se këto janë idera të shekullit të XIX. Ndoshta po, por këto janë gjithashtu ide të cilat janë zbatuar nga sllovenët e kroatët dhe malazezët”- ka thënë Daçiq për të përjavshmen

Serbia sipas tij nuk mund të vazhdojmë tutje të mbesë e lidhur për të kaluarën, ndërsa ka konstatuar se “nëse ekziston vetëm e kaluara, atëherë populli serb nuk ka të ardhme”- tha Daçiq duke siguruar se duke u pozicionuar në këtë problem politik nuk kërkon të fitojë pikë politike”

Lidhur me dialogun Prishtinë- Serbi ministri tha se cështje esenciale do të mbeten pa zgjidhje për shkak të qëndrimeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,. Ai shtoi se arritja më e madhe e këtyre bisedimeve eventualisht mund të sjellë ”një lloj autonomie për serbët në veri të Kosovës”.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment