Ban Ki Moon, i saporikonfirmuar ne krye te OKB-se, i leshoi nje tjeter apel Sirise qe te lejoje misionet fakt-mbledhese dhe ato humanitare pas muaj te tere protestash anti-qeveritare.
Ban i shprehu BBC-se shqetesimin e thelle per shkeljen e te drejtave te njeriut ne kete vend. Ai gjithashtu mohoi raportet se ndasite brenda Keshillit te Sigurimit po pengojne nje reagim te qarte te tij ndaj situates ne Siri. Qindra vete kane humbur jeten qe prej fillimit te trazirave ne muajin mars, te cilat autoritetet jane perpjekur t'i fashisin me dhune.
"Jam i shqetesuar per ate qe po ndodh ne Siri, per kete arsye kam folur me presidentin Asad e jam shprehur kaq e kaq here nepermjet mesazheve publike. Besoj se mbi te gjitha eshte Asadi dhe qeveria e tij ata qe duhet te reflektojne e te marrin masa per qetesimin e situates, perpara se te jete teper vone", deklaroi numri nje i Kombeve te Bashkuara.
Ban permendi edhe amnistine e pergjithshme te ofruar nga Bashar al Asad ne fjalimin e tij te se henes per krime, sic tha ai, te kryera perpara 20 qershorit. "E pershendes nje deklarate te tille,- tha Ban, - por them se ajo duhet te jete e sinqerte dhe kuptimplote qe te funksionoje vertet, dhe dialogu me popullin te jete konstruktiv".
Episodet e dhunes vazhduan edhe te marten, kur forcat qeveritare hapen zjarr mbi demonstruesit duke vrare shtate persona. Australia eshte bere sakaq vendi me i fundit qe i bashkohet presioneve ndaj regjimit te Asadit me veprime konkrete, duke vendosur ndaj tij sanksione financiare. Keto jane te parat sanksione te nje vendi te Azi-paqesorit mbi Damaskun dhe vendosi 25 entitete siriane ne listen e zeze te Bankes Qendrore te Australise, ku perfshihen si individe edhe kompani.

(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment