Këshillohet që fruti të jetë sa më i freskët dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet te jene aspak te zverdhura, por në një jeshile sa më të errët. Më të mirët janë ananaset e kultivuara në Costa Rica, sepse përmbajnë më shumë vitamina, në krahasim më të vendeve të tjera..
Eshtë paksa e bezdisshme ta ndash frutin nga lëkura, por ai ka vlera te shumta për shëndetin e njeriut sidomos per forcimin e kockave, pasi është shumë i pasur me vitaminën C.
Studiuesit amerikanë thonë se ai që ha 250 gr ananas në ditë, ka përmbushur domosdoshmërinë e asaj dite me vitamina.
Ky frut ndihmon në jashtëqitje. Personat që kanë probleme, duhet ta përdorin sa më shumë këtë frut (veçanërisht te moshuarit).
Disa studime kanë zbuluar se një enzimë që gjendet në ananas, që quhet bromelin (i cili zbërthen proteinat) ndihmon në mbrojtjen e formës së ADN-s. Kjo enzimë aktivizon nje gjen anti-kancerogjen që më pas lufton tumoret.
(www.albeu.com)
No comments:
Post a Comment