AK, peticion në Kuvend: Jo regjistrimit etnik

Aleanca Kuq e Zi ka dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë petcionin me firmat e mijëra qytetarëve kundër regjstrimit të popullsisë mbi baza fetare e etnike.

Përfaqësuesit e AK i bëjnë apel deputetëve të Parlamentit të votojnë kundër regjistrimit, propozuar nga qeveria, duke e cilësuar atë të rrezikshëm dhe në shkelje të hapur me të drejtat e njeriut.

“Kërkojmë votat kundër të gjithë deputetëve, të PD-së dhe të PS-së”- thanë përfaqësuesit e aleancës.

Sipas AK dërgimi i peticionit në Kuvend është mënyra e vetme demokratike për të frenuar një proces, i cili është imponuar nga jashtë dhe ka rrezik të destabilizojë të ardhmen politike të Shqipërisë.

“Aleanca KuqeZi ka ndjekur me shqetësim të thellë deklaratën zyrtare të Ministrit Genc Pollo mbi vendimin për të mos u tërhequr nga regjistrimi popullsisë mbi bazat e vetëdeklarimit etnik dhe fetar”- thuhet në deklaratën e pak diteve me pare te AK, si reagim pas lajmtit te publikuar ne “Panorama”, ku ministri Genc Pollo njoftonte nisjen e regjistrimit ne muajin tetor.

Sipas AK, vendimi deklarohet në një kohë kur elita e intelektualëve shqiptarë kanë nënshkruar peticionin kundër regjistrimit etnik dhe fetar dhe kur të gjitha komunitetet fetare janë shprehur kundër këtij lloj rregjistrimi si shkak i cili mund të prish bashkëjetesën fetare.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment