Twitter pritet të njoftojë këtë shërbim në Konferencën D9 në Kaliforni, kur shefi ekzekutiv i kompanisë, Dick Costolo, është caktuar të flasë të mërkurën. TechCrunch ka qenë i pari që ka raportuar planet e Twitter-it.
Janë të pakta detajet e shërbimit të shkëmbimit të fotove. Shërbimet aktuale të palëve të treta për llogari të Twitter-it i lejojnë përdoruesit të postojnë një link në një foto, që të çon në uebfaqe të tilla si Twitpic ose Yfrog, ku mund ta shikoni imazhin. Shërbime të tilla fitojnë me miliona dollarë vetëm duke shfaqur reklama së bashku me imazhet e shkëmbyera.
Shërbimi i shkëmbimit të Twitter-it pritet të punojë në të njëjtën mënyrë dhe mund të përdorë twimg.com, që kompania e ka përvetësuar që në 2010. Një avantazh i futjes së këtij shërbimi mund të jetë integrimi më i mirë i mesazheve foto në afate kohore, që kohët e fundit po ecën drejt lidhjeve të brendshme, se sa të dalësh jashtë linje për të parë fotot.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment