Reagon familja e Cheryl për ribashikimin me Ashley-n

Familja dhe miqtë e Cheryl Cole po i bëjnë thirrje asaj për të mos lënë ish-bashkëshortin Ashley në jetën e saj. Raportet pretendojnë se nëna e këngëtares, Joan Callagan, është e zemëruar me faktin se futbollisti mund të ketë ngrohur rrugën e tij për në zemrën e Cheryl.

Këngëtarja 27 vjeçare, i ka thënë miqve të saj se nuk do të përjashtojë mundësitë e pajtimit me Ashley-n - i cili e ka tradhëtuar disa herë gjatë martesës së tyre.

Por Joan ka thënë për mediat se ajo nuk e pranon gjykimin e së bijës. Familja dhe miqtë e Cheryl thonë se Ashley nuk meriton falje dhe besojnë se ai do ta tradhëtojë përsëri. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment