Numri dy i qeverisë serbe, Bozhidar Gjelic ka deklaruar se deputetët e Bundestagut nuk kërkuan nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Serbia e di që cështjen e Kosovës duhet ta zgjidhë para anëtarësimit në BE, por nga ana tjetër kjo zgjidhje nuk mund të jetë njohja e pavarësisë së njëanshme”, ka pohuar Gjelic.
Në një prononcim për mediat serbe, Gjelic ka theksuar se, Gjermania në asnjë mënyrë nuk ka kërkuar njohjen e shtetit kosovar nga Beogradi.
Por deputetët gjermanë, në një seancë të mbajtur dje, folën qartë se njohja e Kosovës nuk do të jetë kusht për hapjen e bisedimeve mes BE-së dhe Serbisë, por kur të vijë momenti i anëtarësimit njohja do të jetë e padiskutueshme.

(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment