Udhëheqësi i studimit, Eric Vilain, nga University of California, Los Anxhelos, tha: “Qasja jonë i përgjigjet pyetjes për kërkimin e shënuesve të përgjegjshëm të plakjes. Thjesht me një kampion pështyme, ne mund të parashikojmë në mënyrë të saktë moshën e një personi pa ditur asgjë për të”.
Teknika mbështetet në një proces natyral i quajtur metilacion, që modifikon lëndët kimike që përbëjnë ADN-në. Modelet metilacion zhvendosen me kalimin e moshës, duke ndryshuar ADN-në dhe duke kontribuar në sëmundjet e plakjes.
Shkencëtarët identifikuan 88 pika ADN-je, të cilat lidhën fuqishëm metilacion-in me moshën. Këto pastaj u reduktuan në dy gjene, të cilët kishin lidhjet më të forta me metilacionin e moshës.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment