Por për fat të keq, Mark James nuk e hapi librin dhe e kishte hedhur në pjesën e pasme të një dollapi rrobash, ku qëndroi pa u hapur për 18 vite.
Ato u zbuluan nga gruaja e James, Alexandra, në 1985. Më vonë Alexandra vendosi se historia kishte nevojë të tregohej, prandaj ajo e shfaqi librin në një emision të BBC. Libri ishte i lidhur së bashku me një tjetër dhe i ishte dhënë James-it kur ai ishte 11 vjeç.
Dhe me sa duket, atij librat nuk i janë dukur interesantë kështu që ai kishte harruar për ekzistencën e tyre.
Mësuesi Steven Baines kishte vendosur bujarisht dy çokollata Mars, dy Bounties, dy ëmbëlsira turke dhe dy çokollata me krem. Ai i kishte dhënë mësim James-it, tani 55 vjeçar, në Edgeborough Prep School në Farnham, dhe Alexandra arriti ta gjente atë.
"Kam shumë kohë që e pres këtë thirrje" ka thënë Steven Baines kur ka komunikuar me Alexandrën. (albeu.com)
No comments:
Post a Comment