Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë vranësira më të dendura në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet përmirësim i kushteve të motit duke bërë që i gjithë vendi të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët.
Për sa i përket situatës termike nuk paraqiten ndryshime të dukshme, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë pothuajse konstante në të dy vlerat ekstremale.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 37 km/h dhe drejtim jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
Europa
Nesër, Europa Jugperëndimore, veriperëndimore dhe Verilindore do të kenë vranësira dhe shira konkretisht në ishujt Britanik dhe Portugali reshjet e shiut do të bien në formë rrebeshi të shoqëruara me stuhi të forta ere. Ndërsa Rusia do të mbetet me dëborë të dendur edhe gjatë ditës së nesërme. Po ashtu edhe një pjese e pellgut të Mesdheut, kryesisht Jugu i Italisë do të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira te konsiderueshëm në pjesën e dytë të ditës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e qendrave të presionit të lartë atmosferik duke kushtëzuar në këto rajone mot të kthjellët.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Italia jugore rrezikon shira të konsiderueshëm
- Portugalia do të përjetojë shira në formë rrebeshi
- Rusia do të ketë dëborë të dendur.
/noa.al/
No comments:
Post a Comment