Ibra: Do ta përshëndes Guardiolën

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, thotë se ai është i gatshëm të përshëndesë trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në San Siro.

Ibra ka zbuluar përplasjet me Guardiolën në librin e tij të ri autobiografik dhe refuzoi të flasë me të kur dy ekipet u takuan në parasezon në Munich.

Suedezi nuk udhëtoi në Barcelona me ekipin më herët gjatë këtij sezoni, por do të jetë në fushë në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve në Milano.

“Si do ta mirëpres Guardiolën kur ai të vijë në San Siro? Do ta përshëndes atë pastaj do të shohim çfarë ai do të bëjë”, ka thënë Ibra.
/yllpress.com/

No comments:

Post a Comment