Dy balerinët Nertil Xhani dhe Almenda Hoxha u kapën në Tepelenë me dy valixhe me marijuanë, të cilat po i transportonin me autobusin ku udhëtonin përdrejt Tiranës.
25-vjeçari Nertil Xhani dhe 22-vjeçarja Almenda Hoxha u kapën të hënën rreth orës 16.50 në autobusin e firmës Trika të linjës Gjirokastër –Tiranë.
25-vjeçari Nertil Xhani dhe 22-vjeçarja Almenda Hoxha u kapën të hënën rreth orës 16.50 në autobusin e firmës Trika të linjës Gjirokastër –Tiranë.
Ata po transportonin 44 pako me marijuanë, të cilat i kishin fshehur në bagazhin e autobusit brenda dy valixheve të mëdha.
Pas informacioneve në rrugë operative, uniformat blu u vunë në ndjekje të autobusit në vendin e njohur si ish-Agjencia e Udhëtarëve në Luftinjë në aksin rrugor kombëtar Tepelenë – Krahs dhe rreth orës 17.00 ata ndaluan autobusin, në bagazhin e të cilit mes çantave të tjera zbuluan edhe dy valixhet e dyshuara me lëndë narkotike.Para se të identifikonte dy autorët, policia mori në pyetje të gjithë pasagjerët dhe drejtuesit e autobusit nga ku rezultoi se dy valixhet u përkisnin dy balerinëve nga Tirana.
No comments:
Post a Comment