
Pjesa e parë ishte pa gola pasi Reali edhe pse bëri presion te porta e Betisit nuk arriti të gjej ndonjë koridor të zbrazët për të depërtuar te mbrojtja e Betisit e cila ishte e koordinuar mirë në këtë pjesë.
Sidoqoftë menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë një pasim të mirë të Marcelos e ndal Ronaldo i cili edhe më mirë pason deri te Higuain që shënon në portën e zbrazët për epërsinë e klubit të tij.
Në minutën e 59′ përsëri Ronaldo asiston këtë herë deri te Kaka i cili me një goditje të klasit të një futbollisti botëror shënon për të dyfishuar epërsinë e Realit.
Dhjetë minuta më vonë pas një gabimi katastrofal në mbrojtjen e Realit Molina arriti që të ngushtojë rezultatin.
Një minutë më vonë pas një aksioni të mirë Reali arriti të shënoj gol. I posafuturi në lojë Di Maria pason për mrekulli deri te Higuain që kalon portierin dhe shënon për 3-1.
Tre minuta më vonë përsëri Di Maria për mrekulli asiston te Higuain i cili me një parabollim shënon për të kompletuar hettrikun e tij në këtë takim dhe për fitoren e Realit me rezultat 4-1.
Shikoni golat:
szólj hozzá: Re 4-1 Be
/albeu.com/
No comments:
Post a Comment