Horoskopi Ditor 27/10/2011


Dashi

Pritet qe sot te sqaroni te gjitha keqkuptimet qe kishin lindur midis jush dhe partnerit. Asnje nuk mund ta prishe klimen e bashkepunimit. Beqaret do jene sensuale dhe sharmante me shume sesa zakonisht. Do keni mundesi te njiheni me dike qe ka shume te perbashketa me ju. Urani do iu beje me largpames ne fushen e financave. Kurse pak me shume sot qe te jesh mire edhe neser.
Demi

Ne nje pike jeni gjithmone dakord me partnerin: harmonia mbi te gjitha! Sot do filloni ta perforconi lidhjen tuaj. Megjithese ne nje moment mund te linde edhe pak tension ju do jeni te vendosur t’i beni balle. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do kene sukses ne dashuri. Mungesa e realizmit ne planin financiar do iu sjelle probleme. Pakesoni sa te mundni shpenzimet.
Binjaket

Marredhenia me partnerin do vihet ne pikepyetje dhe mund te marre nje kthese te gabuar. Nje darke romantike mund te beje edhe mrekulli per te konsoliduar lidhjen tuaj. Persa iu perket beqareve, planetet do vene ne plan te pare ceshtjet e zemres. Priten takime te reja e pasionante. Yjet do ndikojne pozitivisht por edhe negativisht tek financat. Tregohuni me te matur!
Gaforrja

Fale Venusit do kaloni nje dite shume te mire prane partnerit, por vetem nese ai nuk eshte i shenjes se virgjereshes. Ne kete rast do kete debate dhe inate. Pasojat mund te jene edhe shume te renda. Beqaret nuk do e kerkojne me ngulm dashurine, por ajo do vije me e bukur sesa ata mund ta prisnin. Financat do jene te mira. Pakesoni edhe pak shpenzimet dhe do keni nje ekuliber.
Luani

Ne pergjithesi dita e sotme per ciftet do jete plot bashkepunim. Ata qe jane ne te njejten pune apo kane te njejtin profesion do bejne pak gare me njeri tjetrin, por dita do mbyllet mire. Beqaret do kene nje takim qe do i lere me goje hapur. Do kerkoni me cdo kusht te krijoni nje lidhje me te. Do merreni pak me shume me sektorin financiar sot dhe kjo do sjelle nje permiresim te ndjeshem.
Virgjeresha

Edhe ju, fale mbeshtetjes se Venusit do jeni plot sharm. Si ata qe e kane tashme nje lidhje ashtu edhe ata qe jane beqare do jene te vendosur te krijojne nje ambient sa me te favorshem per dashurine. Ata qe jane vetem do kene shume takime. Ne planin financiar, Saturni do shtoje shpresen per nje permiresim te dukshem te financave. Edhe ata qe iu kane merre borxh do ua shlyejne.
Peshorja

Marredhenia me te dashurin tuaj nuk do jete shume e qete sot. Duhet thene se partneri do e kete gjithmone e me te veshtire t’iu kuptoje, duke qene se ju do tregoni nje ane te karakterit qe ai nuk e njihte. Beqaret do te pushtohen nga dashuria. Jeni te gatshem te kurseni edhe pak lirine tuaj vetem qe te krijoni nje lidhje. Me financat mos rrezikoni shume sepse nuk do jene te mira.
Akrepi

Do jeni shume te zene me karrieren dhe statusin social dhe kjo nuk do iu lere kohe per te dashuruar. Mundohuni te pakten te mos lindin debate. Per beqaret, Marsi do sjelle nje surprize. Ky planet i pasionit dhe sensualitetit do favorizoje takimet dhe do ua beje diten me te bukur. Perfitoni! Do keni ide shume te mira per te permiresuar financat dhe do ia dilni mbane t’i stabilizoni.
Shigjetari

Nen ndikimin negativ te Merkurit jeta ne cift nuk do jete e qendrueshme. Per te perjetur edhe njehere emocione te forta do kerkoni dike tjeter. Kujdes sepse kjo do ndryshoje rrenjesisht jeten tuaj. Beqaret do takojne dike i cili do i beje te dridhen. Mos e lini t’iu ike nga duart kjo mundesi. Kujdes me financiat! Edhe pse duket se cdo gje shkon mire, nuk eshte e vertete. Tregohuni te matur!
Bricjapi

Nese keni disa kohe qe keni sakrifikuar lidhjen tuaj ne te mire te punes, sot ka ardhur dita te ndryshoni gjithcka. Mundohuni te flisni per cdo gje me te. Rrethanat do sjellin nje surprize te kendshme per beqaret. Duket se nje takim qe do zhvillohet do kete te ardhme mjaft pozitive. Mos ndermerrni rreziqe dhe ulni shpenzimet. Financat nuk do jene shume te mira. Kujdes!
Ujori

Te gjithe ujoret do kene ndryshime ne jeten e tyre sentimentale. Keni frike nga e panjohura, por gjithsesi do tentoni. Disa cifte qe kane pasur probleme edhe mund te ndahen. Do e shihni qe kjo do jete ne te miren tuaj. Beqaret duhet te pergatiten per takime. Gjithsesi mos u nxitoni per asgje! Dielli do iu ndihmoje mjaft me financat. Nese nuk shpenzoni shume ato do rriten me teper.
Peshqit

Ne pergjithesi, jeta juaj ne cift do mbrohet nga planetet. Megjithese Urani mund te provokoje ndonje konflikt, nuk do ndodhe asgje e rende. Tregohuni edhe me tolerante! Beqaret do jene plot sharm, por jo ne humorin e duhur per te krijuar nje lidhje te qendrueshme. Merkuri do iu ndihmoje te permiresoni te ardhurat dhe buxheti do vendoset ne ekuliliber. Besojini me shume intuites.

No comments:

Post a Comment