Gratë janë të bukura vetëm dy orë në ditë

Gratë më së miri duken dy orë gjatë ditës përkundër zbukurimit të përditshëm nga 40 minuta, treguan rezultatet nga hulumtimi i një kompanie kozmetike britanike.

Gratë çdo ditë shpenzojnë 38 minuta në përgatitje – 10 minuta për dush, 11 minuta për frizurë, tetë minuta për makiazh dhe nëntë minuta për përzgjedhje të veshjes.

Hulumtuesit kanë konfirmuar se dy orë pasi që kanë dalë nga shtëpia, gratë fillojnë ta humbin shkëlqimin e mëngjesit.

“Udhëtimi stresues deri në punë, në kombinim me disa orë punë, lë pasoja në dukjen e tyre”, thotë njëri prej hulumtuesve, transmeton “Hafington post”.

“Ata për këtë arsye gjatë ditës përpiqen ta mbajnë dukjen të cilën e kanë pasur gjatë ardhjes në punë”, shtoi ai.

Hulumtimi, me të cilin janë përfshirë 2.000 gra, ka treguar se një numër i madh i grave shkojnë në toalet rreth orës 12 që të “freskohen” dhe ta rregullojnë makiazhin dhe frizurën.

No comments:

Post a Comment