Një lajm i keq për të gjithë baballarët, fëmijët duhet të flenë me nënën e tyre deri në moshën 3-vjeçare.
Ky është përfundimi në të cilin arriti një pediatër, pasi studimeve të kryera në këtë fushë. Ai pa se tek foshnjat e sapolindura, ato që vendoseshin në djep larg nënës flinin më keq se ata që flinin në të njëjtin shtrat. Studimin e zgjeroi më tej, duke arritur në përfundimin se është mirë që një fëmijë të flejë me nënën deri në tre vjeç. Sipas pediatrit, diçka e tillë e bën edhe rrahjen e zemrës së fëmijës më të qetë. Nga ana tjetër, fëmijët që flenë vetëm që pasi lindin e kanë më të vështirë të krijojnë një lidhje të qëndrueshme me nënën si të rritur, ndërsa kanë një zhvillim më të ngadaltë të trurit, që i shndërron shpesh në njerëz të bezdisshëm dhe konfliktualë në moshë të rritur.
Nils Berman, studiues i Universitetit të Kejp Taunit, në Afrikën e Jugut, shprehej se fëmija duhet të flejë me nënën edhe pas heqjes së gjirit, deri atëherë kur të fillojë të krijojë logjikën, e cila nis të formohet rreth moshës 3-vjeçare.
Megjithatë, mbajtja e fëmijës në krevat mbart rreziqe të tjera, siç është mundësia për ta shtypur në mënyrë të pavullnetshme gjatë gjumit.
Ditën e enjte, një gazetë amerikane sillte tmerrin e një nëne, që kishte asfiksuar pa dashur fëmijën duke fjetur, ndërsa në total, 2/3 e rasteve të vdekjeve të pashpjeguara tek foshnjat, i përkasin atyre rasteve kur fëmija ndan një krevat me prindërit.

(femina.al)
No comments:
Post a Comment