Të dielën e fundit të këtij muaji akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa.Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të shtihet gjerësisht nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Si ligj europian, ndryshimi i orës në këtë rajon u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet . Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.
Kjo sepse, në muaj prill dhe tetor dita zgjat më shumë dhe kështu kursehet më shumë energji elektrike.
Ndërrimi i orës e ka fillesën në vitet 700, kur Benjamin Franklin hodhi idenë e kohës që ndjek diellin, e në këtë mënyrë kursehet edhe energjia.
Në atë kohë ideja nuk ishte shumë e përhapur sepse kursimet ishin realisht të pakta.
Por një shekull më vonë, (viti 1907) teoria u hodh sërish nga britaniku William Willet dhe në 1916-tën në Britani u votua lëvizja e akrepave një orë përpara gjatë muajve të verës.
No comments:
Post a Comment