Shkon në 264 numri i të vdekurve në Turqi

Zyrtarët thonë se po vazdhon të rritet numri i njerëzve të vdekur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë të dielën.

Ministri i brendshëm turk, Idris Naim Sahin, tha se kanë vdekur 264 njerëz.
Më herët, zyrtarët thanë se janë lënduar 1 300 njerëz.
Tërmeti i shkallës 7.2 të Rihterit goditi pjesën lindore të Turqisë, ndërsa shkatërroi një numër të madh ndërtesash.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë njerëz që mund të jenë zënë nën rrënoja.
Zyrtarët njoftuan se po ngriten tenda dhe se po shpërndahet ushqim si pjesë e operacioneve të kërkim-shpëtimit.
Ndihmë Turqisë, deri më tani, i kanë ofruar NATO-ja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete të tjera.
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se Turqia do të kërkojë ndihmë “në rast të nevojës”.

“Turqia do të kërkojë ndihmën e shteteve të tjera në rast të nevojës. Ekipet nga Azerbejxhani, Irani dhe Bullgaria janë duke punuar në këtë zonë tani”, u shpreh ai.(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment