Meshkujt tradhtojnë kur janë në krizë financiare

Meshkujt të cilët kanë frikës se do ta humbin punën dhe se situata financiare e tyre do të rrezikohet, më shpesh i tradhtojnë partneret e tyre- pohon një studim i ri.Kur meshkujt ndjejnë pasiguri në planin financiar për shkak të krizës ekonomike, iu kthehen metodave të mbijetesës, gjegjësisht forcohet epshi i tyre seksual. Këtë fenomen të pazakontë, shkencëtarët e shpjegojnë me epshin natyror për mbijetesë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kansasit në SHBA kanë kërkuar nga një grup i meshkujve që të mendojnë për vdekjen e tyre ose duke përjetuar krizën ekonomike, ndërsa të tjerët është dashur të mendojnë për gjëra më pak serioze, p.sh. për dhimbjen e dhëmbit.

Më pas të dyja grupeve u janë treguar fotografi me përmbajtje pornografike. Participantët nga grupi i parë (ata që e kanë pasur detyrë të mendojnë për vdekjen apo krizën ekonomike) kanë qenë më të ngacmuar seksualisht, në raport me ata të grupit tjetër, të cilët kanë menduar të shkojnë te dentisti.

Ekipi i studiuesve ka shpjeguar se meshkujt reagojnë fuqishëm ndaj rreziqeve potenciale nga recesioni, siç është humbja e punës dhe pamundësia e mbajtjes së familjes. Trupi i tyre kërkon mënyrë për të mbijetuar, ndërsa procesi i riprodhimit dhe transmetimi i gjeneve është një zgjidhje natyrore. (telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment