Bikini modern është shpikur nga francezi Louis Réard në Paris më 1946.
Emri u mor nga grumbulli i Bikinit, në ishujt Marshall, në të cilat, në po të njëjtin vit Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënin teste nukleare: Reard mendonte se hedhja në treg e rrobave të reja do të kishte efekte shpërthyese dhe plasës.
Modeli i Reard përpunonte punën e Jacques Heim, i cili dy muaj më parë kishte shpikur Atomin, (kështu quheshin rrobat e banjos të propozuara nga ai, për shkak të zvogëlimit të përmasave), i vlerësuar si kostumi i banjos më i vogël në botë. Reard e bëri Atomin edhe më të vogël, por fillimisht nuk arriti të gjente ndonjë modele që të guxonte ta vishte. Përfundoi duke marrë si modele Micheline Bernardini, stripstiste në kazinonë e Parisit
Bikini në kulturën moderne
Do të duheshin 15 vjet që bikini të pranohej në SHBA. Në 1951 bikinit ishin të ndaluara në konkursin Miss Bota. Në 1958, bikini i Brigitte Bardot në filmin “Zoti krijoi gruan” krijoji një treg për rrobat e banjos në SHBA dhe në 1960 kënga e Brian Hyland “Itsy Bitsy Teenie Weenie Yellow Polka Dot Bikini” i hapi rrugën blerjeve të bikinit. Më në fund bikini u bë popullor dhe në 1963 filmi “Beach party”, me Annette Funicello dhe Frankie Avalon ishte filmi i parë i një sërë filmash që e bënë bikinin një ikonë të kulturës pop.
Evolucioni i bikinit
Kohët e fundit, termi monokini u përdor për të treguar rrobat e banjos topless. Ndërsa bikini ka dy pjesë, monokini ka vetëm një pjesë (vetëm pjesa e mbathjeve).
Në vendet ku monokini është i përdorshëm, përdoret zakonisht (me pak shaka) termi bikini, i cili i referohet një veshjeje të përbërë nga dy elementë: mbathjet dhe kapelja. Emir monokini është “shpikur” nga Rudi Gernreich.
Një tankini është një kostum banjoje që ka një pjesë të sipërme më të mbuluar, nga ai i bikinit dhe me mbathje të njëjta me ato të bikinit. Një bikini “braziliana” është një version alternativë, më pak i mbuluar, në të cilin pjesët e poshtme (mbathjet) dhe ato të sipërme zvogëlohen në trekëndësha dhe lidhen me lidhëse.
Pjesa e poshtme e bikinit u zvogëlua më tepër në vitet ’70 me futjen e tangave braziliane, në të cilën pjesa e poshtme (mbathjeve) është e zvogëluar kaq shumë, sa nxjerr në pah gjithë pjesën e fund-shpinës.
Trikini janë rrobat e banjos me trup, por që pjesa më e madhe e trupi është e ekspozuar. Të dyja pjesët, ajo e sipërme dhe ajo e poshtme, lidhen me njëra- tjetrën nga një rrip fare i hollë. Ky emer iu vu në vitin 1967.
Shitëset: “Trendi i kësaj vere, lule dhe braziliana”
Dizajni
Njëngjyrëshe, me lule, me viza, me lule dhe viza bashkë, fruda. Në të gjitha ngjyrat.
E sidomos lule. Lule në rroba banje, lule në kapele plazhi, peshqirë, lule edhe në shapkat e plazhit. “Lulet janë rikthyer të pranishme mjaft fort në modën e këtyre viteve të fundit, por ka edhe vajza që frikësohen dhe largohen pikërisht nga lulet. Mendojnë se kësisoj rrobat e plazhit janë kineze dhe nuk i blejnë ato”, tregon Irma Çullahi, shitëse në një nga butikët tek rruga “Myslym Shyri” në Tiranë.
Top lista, mbathjet braziliane
Shitëset e butikëve tregojnë se klientet janë larguar disi nga trikini seksi dhe intrigues me lidhje bashkuese përpara të mbathjeve dhe reçipetave, e po kërkohen më shumë të ndara ose bust i plotë. “Këtë vit tërhiqen më tepër sidomos pas mbathjeve braziliane, prerjeve të vogla”, shpjegon A.Çitozi.
Me apo pa gurë e temina
Rrobat e banjës me gurë dhe temina e kanë humbur praninë e tyre të mëparshme nëpër vitrina. “Nuk janë prodhuar shumë, dhe nuk i kërkojnë më si më parë, edhe për shkak të çmimit më të lartë që ato kanë”, tregon A.Çitozi, një tjetër tregtuese e rrobave të banjës dhe aksesorëve të plazhit tek rruga “Myslym Shyri”.
Ngjyrat
Përdoren pa përjashtim të gjitha ngjyrat, por sidomos ato të forta, që trasmetojnë jetë dhe energji. “Dhe i pëlqejnë të gjitha llojet dhe të gjitha ngjyrat, por për rroba plazhi sidomos bojëqielli dhe blu”, shpjegon shitësja Irma Çullahi. (Shekulli)
No comments:
Post a Comment