Një aksident tragjik i ka marrë jetën pilotit italian të Hondës, Marco Simoncelli në garën e Moto GP.
Aksidenti i frikshëm ndodhi në xhiron e dytë të Çmimit të Madh të Malajzisë. Simoncelli u rrëzua në pistë dhe Colin Edwards që e pasonte, nuk ka mundur ta shmangë duke kaluar përsipër me motorrin e tij dhe duke e goditur për vdekje në qafë.

Gjendja e tij ishte kritike prej momentit të parë, me 24-vjeçarin e shtrirë në asfalt pa lëvizur dhe me kaskën që i ishte hequr nga përplasja e fortë.
Doktori Marco Russo, në deklaratën për Italia 1, deklaroi se «Simoncelli arriti në spital me një arrest kardiak dhe shenjat e gomave në qafë».
Marco Simoncelli po zhvillonte garën e tij të 149 në botëror. Është shpallur kampion bote në kategorinë 250 cc në vitin 2008 dhe që nga viti i kaluar garonte për Hondën në Moto GP.
Si pasojë e aksidentit tragjik, gara e Malajzisë u ndërpre menjëherë dhe në vazhdimësi u pezullua përfundimisht.

No comments:
Post a Comment