Horoskopi Ditor 29/10/2011


Dashi

Me shume fantazi dhe sharmante, ju do e beni partnerin te futet ne nje bote tjeter. Nuk do i lini asnje mundesi qe te merzitet. Klima per beqaret do jete shume romaneske, e favorshme per cmenduri dhe endrra te bukura. Zemrat e vetmuara do mund te takojne rastesisht edhe shpirtin binjak. Ne planin financiar, nuk do ndiqni aspak keshillat qe do iu japin. Rrezikoni te rrenoheni, kujdes!
Demi

Per pjesen me te madhe te atyre qe jetojne ne cift, influenca e Venusit do jete mjaft pozitive. Perendesha e dashurise do ju beje mjaft joshes dhe do te zgjoje sensualitetin. Per beqaret yjet do te favorizojne shume dashurite. Do merreni shume me ndjenjat tuaja, aq sa do rrezikoni ta kaloni ne plan te dyte punen. Ne planin financiar do keni fat dhe cdo gje do shkoje shume mire.
Binjaket

Nese keni pasur kontradikta me partnerin, kjo dite do jete shume e pershtatshme per te bere hapat e pare drejt sqarimit te gjithckaje. Do gjeni fjalet e duhura te cilat do e prekin thelle ne shpirt ate. Beqaret do futen ne vorbullen e pasionit. Do perjetoni endrra te verteta dashurie. Mos prisni permiresime te menjehershme te financave. Saturni do iu mbroje edhe ne kete fushe.
Gaforrja

Marredhenia me partnerin do bazohet sot tek bashkepunimi dhe mirekuptimi. Se bashku do merrni vendime te rendesishme per te ardhmen e lidhjes suaj. Beqaret, megjithese do e kene te veshtire te sakrifikojne lirine e tyre do perjetojne momente gjithe pasion. Perfitoni! Nese keto dite keni bere shpenzime te pamenduara mire, do i vuani sot pasojat. Mesoni nga gabimet qe beni!
Luani

Klima yjore per ciftet nuk do jete shume e favorshme dhe mund te keni edhe konflikte me njeri-tjetrin. Kujdes, sepse mund te beni edhe gafa te pafalshme. Beqaret, fale mbeshtetjes se Henes do kene shume sharm dhe do jene sensuale ne maksimum. Edhe nese nuk e gjeni personin e zemres do argetoheni. Financat nuk do jene aspak te mira. Ulni sa me shume shpenzimet!
Virgjeresha

Urani do ndikoje mjaft negativisht tek jeta sentimentale e cifteve. Disa do kene edhe shume debate dhe zenka. Mundohuni te qetesoheni dhe te flisni per cdo problem. Beqaret do jene shume te pavendosur per dashurine. Me mire qendroni edhe sot vetem. Financat pritet te jene me te mira se me pare dhe do mund te realizoni disa nga deshirat tuaja. Perfitoni sa me shume!
Peshorja

Venusi, perendesha e dashurise do mbeshtese me teper beqaret dhe do iu rezervoje disa takime mjaft interesante. Nese jeni te martuar, dita do jete plot ngjyra. Nese jeni ne nje lidhje do jeni edhe me sensuale dhe do bashkepunoni me partnerin. Vetem disa mund te kene edhe debate te vogla. Plutoni do iu ndihmoje mjaft te permiresoni situaten tuaj financiare.
Akrepi

Pritet qe dita e sotme te jete vendimtare per ciftet. Ata qe kane pasur probleme ne jeten e tyre, nuk duhet te bejne sikur nuk ka ndodhur gje, por duhet te mundohen t’i rregullojne sa me shpejt gjerat. Beqaret duhet te tregohen me te matur me aventurat qe do perjetojne gjate kesaj dite. Me financat duhet te tregoheni vigjilente sepse do jeni ne prag te pasigurise dhe surprizave te keqija.
Shigjetari

Nese hasni probleme ne jeten ne cift mundohuni t’i rregulloni ne moment sepse me vone gjerat nderlikohen me teper. E keni vete ne dore arritjen e harmonise. Beqaret mund te kene edhe nje dashuri me shikim te pare. Mundohuni ta ushqeni ndjenjen qe ka lindur sepse do ndiheni mjaft mire. Ne planin financiar gjerat nuk do shkojne ashtu si duhet. Mos u jepni hua te tjereve!
Bricjapi

Venusi do jete shume i favorshem per dashurine ne pergjithesi, por Urani do influencoje negativisht. Nga ana tjeter Platoni do jete i dyzuar, here do ndeze pasionin e here konfliktet. Kujdes! Beqaret eshte me mire te mos e kerkojne dashurine sot sepse nuk eshte dite e favorshme. Ne planin financiar do keni tendence te beni shume shpenzime. Buxheti i dobet.
Ujori

Do favorizoheni sot nga Merkuri. Marredhenia me partnerin do jete edhe me intensive dhe e bukur. Per pjesen me te madhe te beqareve do kete dashuri me shikim te pare. Do keni vetem nje ide ne koke: te martoheni sa me pare me ta. Mos u nxitoni shume, sepse ky eshte nje vendim qe duhet menduar me kujdes. Me financat do keni fat dhe do beni pak me shume shpenzime.
Peshqit

Nuk do jeni aq romantike dhe enderrimtare sa zakonisht, por Jupiteri do iu krijoje nje marredhenie me te ngrohte dhe sensuale. Beqaret duhet te tregohen te vemendshem sepse do kene shume mundesi te takojne nje person te vecante. Nuk do keni asnje problem me financat sepse dikush do iu mbeshtese mjaft. Nga ana tjeter do tregoheni edhe te matur me shpenzimet.

No comments:

Post a Comment