Horoskopi Ditor 20/10/2011



Dashi

Mjedisi yjor do te sjelle disa probleme te vogla ne cift. Do mundoheni me te gjitha menyrat ta hiqni merzitjen. Perdorni imagjinaten! Beqare, gjete kesaj dite do te keni nje takim romantik me dike shume interesant dhe plot energji. Jeta juaj sentimentale do permiresohet. Venusi kesaj here do iu sjelle fat ne planin financiar, ndersa Plutoni do influencoje negativisht. Beni kujdes!
Demi

Ah, dashuria! Sot mund te beni edhe cmenduri per te. Sidoqofte jeta juaj sentimentale pritet te jete plot ngjyra dhe pasiononte. Persa iu perket beqareve, do kalojne nje periudhe te qete dhe pa ndonje gje te vecante. Mundohuni te mos e mbani mendjen atje. Ne planin financiar pritet te jete nje dite e mire dhe me fat. Buxheti do filloje te rritet dalngadale. Kujdes me shpenzimet e tepruara.
Binjaket

Dashuria per ata qe jane ne nje lidhje do marre bekimin e yjeve. Konfliktet do te zgjidhen, veshtiresite do kalohen dhe cdo gje do shkoje ashtu si e keni deshiruar. Per beqaret ka shume mundesi qe nje miqesi e vjeter te marre nje kthese tjeter. Tregohuni me objektive dhe merrni vendimin e duhur. Perfitoni nga mbeshtetja e yjeve edhe ne planin financiar per te permiresuar buxhetin.
Gaforrja

Jeta ne cift nuk ka qene shume e mire keto kohet e fundit duke qene se ju jeni ndjere te vetmuar. Sot ka ardhur momenti te rregulloni gjithcka dhe te tregoheni me te hapur. Jeta sentimentale e beqareve do te favorizohet nga Merkuri. Do keni aventura te kendshme. Edhe ne planin financiar ka ardhur koha te beni ndonje transaksion. Situata do jete e qendrueshme.
Luani

Ju qe keni nje lidhje do jeni pak te merzitur sot. Mos u dekurajoni, dalngadale cdo gje do rregullohet. E rendesishme eshte qe gjate kesaj dite te mos merrni asnje vendim te rendesishem. Beqaret do kene nje dashuri me shikim te pare, por nuk do e lene veten te lire. Ne planin financiar, fati do iu buzeqeshe. Tregohuni edhe pak me te kujdesshem me shpenzimet.
Virgjeresha

Dita e sotme do jete e mbushur me pasion por edhe me konflikte. Nese punet ne cift kane kohe qe nuk po ecin mire mund te kete edhe ndonje ndarje. Nese lidhja juaj eshte e forte problemet do kalojne shume shpejt. Beqaret do pelqejne shume dike por do kene edhe rivale. Tregohuni me te zgjuar. Financat do jene me pozitive sesa ju e kishit menduar. Gjithsesi mos shpenzoni shume.
Peshorja

Atmosfera ne cift do jete paska e tensionuar. Mund te grindeni per arsye financiare, te keni keqkuptime, etj. Secili nga ju eshte kokeforte dhe doni qe te dale juaja. Tregohuni me tolerante sot. Disa beqare, fale mbeshtetjes se Venusit do kene nje takim te rendesishem, te tjeret nuk do kene shume fat. Do i menaxhoni me mire financat qe keni dhe situata do vije duke u permiresuar.
Akrepi

Marsi nuk do te ndikoje fare sot ne jeten tuaj sentimentale, por do kete planete te tjere qe do mundohen t’ua bejne diten me te bukur. Ciftet do kene edhe momente sensualiteti. Beqaret do kene edhe takime por duhet te analizojne cdo gje me kujdes para se te marrin nje vendim. Me financat do keni goxha probleme. Mundohuni te ulni shpenzimet dhe kerkoni ndihmen e miqve.
Shigjetari

Saturni do te ndikoje se tepermi ne jeten tuaj ne cift. Do beni cmos te qendroni sa me afer partnerit dhe te perjetoni momente te kendshme. Nese jeni vetem, gjate dites se sotme do keni disa ndryshime. Koha do e tregoje sesa do zgjate nje lidhje qe mund te krijoni. Ekuilibri financiar rrezikon te destabilizohet. Menaxhojeni me kujdes buxhetin sepse mund te lindin probleme te medha.
Bricjapi

Tre planete do te kujdesen sot qe ju te keni nje dite te bukur dhe t’ia kaloni sa me mire me ate qe dashuroni. Pasioni do iu rrembeje. Shume beqare nuk do kene deshire te marrin pergjegjesi dhe do parapelqejne te qendrojne ende vetem. Me financat do keni surpriza te kendshme. Te gjithe ata qe kane pasur veshtiresi kohet e fundit duhet te gezohen. Buxheti do filloje te rritet.
Ujori

Saturni do sjelle debate ne lidhjen tuaj ne cift. Nese situata perkeqesohet shume, mos merrni asnje vendim sepse do gaboni. Ata qe jetojne vetem do kene nje takim. Mos u nxitoni, kalojini etapat dalngadale sepse keshtu do perjetoni me shume kenaqesi. Dita e sotme do jete shume e pershtatme per te vene pak rregull ne planin financiar. Do ia dilni mbane me sukses. Bravo!
Peshqit

Nese jeni ne cift mundohuni te beni disa gjera te reja me partnerin. Largojeni rutinen ne menyre qe te mos merziteni nga jeta qe keni. Do bashkepunoni me shume me ate qe keni ne krah. Nen influencen e Merkurit, beqaret do perjetojne dashuri platonike. Mundohuni te ktheheni ne realitet. Financat nuk do kene probleme dhe ju do tregoheni me te kujdesshem. Venusi do iu sjelle fat.

No comments:

Post a Comment