Angela Martini ka qenë padyshim personazhi më i përfolur dhe i komentuar i këtij viti në Shqipëri dhe jo vetëm. Fotoja e saj pa të mbathura gjatë ceremonisë “Cfda Fashion Awards”, u pasqyrua në “The Daily News” e më tej në shumë prej mediave amerikane. Angela Martini është në Tiranë, në një vizitë të saj treditore që u përqendrua në një set fotografik seksi, për kalendarin e vitit 2012, “alla Pirelli”, që ajo po realizon me fotografin me famë botërore, njëherësh dhe mik të saj, Fadil Berisha. Ndërsa të rejat për të janë afatgjata. Sepse Angela është largpamëse. Ambicioze dhe me mjaft pretendime. E di se çdo gjë që i ka ardhur në jetë është si pasojë e asaj çfarë ajo ka dashur dhe aspiruar. E ka ditur gjithmonë që do të bëhej një modele, që do të jetonte në New York dhe tashmë që ka nisur koleksionin e saj të lingeri-ve beson se do të ketë një linjë mjaft të fuqishme në tregun botëror në të ardhmen. E ka nisur këtë rrugë, dhe fotot ekskluzive që ju sjellim sot janë pikërisht pjesë e këtij koleksioni të realizuar prej saj. Ndërkaq, në këtë intervistë mjaft interesante për faqet VIP të gazetës MAPO, Angela u jep përgjigje të gjitha thashethemeve dhe ngjarjeve që kanë rrethuar jetën e saj kohëve të fundit. Le të ecim së bashku për të zbuluar çdo detaj…
Angela, këto ditë keni realizuar një set fotografik, mund të na tregoni destinacionin e tyre?
Unë dhe Fadil Berisha po bëjmë një kalendar për vitin 2012 dhe kemi punuar shumë. Kalendari është i natyrës së kalendarit ‘Pirelli’, është seksi dhe njëherësh mjaft klasik. Kemi shkuar në Krujë, kam veshur veshjet tradicionale shqiptare dhe i kemi nxjerrë ato mjaft seksi e klasike. Është një projekt që unë dhe Fadili kemi kohë që kemi dashur ta bëjmë.
Ky është kalendari juaj i parë, që jeni për 12 muaj rresht në të…
Po unë kam qenë edhe më parë në kalendar, por maksimumi kam qenë 5 muaj (qesh). Ky është kalendari im i parë me Fadilin, me të cilin unë jo vetëm punoj por edhe jemi shumë miq bashkë.
Cili është tregu i kalendarit?
Këtë moment që flasim ende nuk është vendosur gjë dhe është herët për të folur.
Kalendari “Pirelli” veçohet edhe për pak topless e diçka më tepër, zhveshja juaj deri ku arrin?
Kalendari është vetëm me të brendshme, por ama poza shumë seksi.
Duke qenë se këto ditë kanë qenë të ftohta dhe vetëm me të brendshme ndihet edhe më shumë, mund të na thoni se cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë setit fotografik?
Aha, kur kemi qenë në Durrës kemi punuar gjithë ditën me kostum banjoje, më ka hyrë uji në palcë (qesh), pastaj jam futur në ujë në orën 19:00 kur nuk kishte diell, jam shtrirë mbi gur dhe uji ka qenë akull. Aty thashë se mbarova, por në atë moment është bërë edhe fotografia më e bukur (qesh). Ka qenë fotografia më e mirë, pasi ka qenë mjaft origjinale.
Angela, gjithashtu keni pozuar edhe mbi kalë dhe mesa di unë, ju nuk kishit hipur kurrë më parë në kalë… patët frikë?
Po e vërtetë, po ku e more vesh këtë (qesh)? E vërtetë që ishte hera e parë që hipja në kalë, dhe nuk kisha aspak frikë. Unë si natyrë nuk kam frikë.
Nuk të tremb asnjë gjë?
Gati asnjë gjë.
Ky vit ka qenë i suksesshëm për ju, e keni pritur këtë?
Po. Këtë jetë që kam, unë e kam dashur gjithmonë. Unë nuk them, ‘oh dikush më takoi dhe u bëra e famshme’, ‘nuk e kam dashur këtë jetë, por erdhi si surprizë’ etj. Nuk është e vërtetë! Unë e kam dashur gjithmonë këtë jetë. E kam dashur që kur kam qenë 4 vjeç, kur kam bërë “Miss Pallatin”, e kam ditur që kjo është rruga ime. Qysh se kam qenë 11 vjeç, unë e kam ditur që do të jetoja në New York. Unë kam punuar dhe e kam ditur që do të arrija këtu ku jam sot. Nuk ka qenë asnjë gjë e rastësishme, gjithçka e kam dashur, prandaj kur ka ndodhur që kam arritur në këtë pikë jam lumturuar që e realizova, por përsëri në të njëjtën kohë unë them e kam dashur këtë gjë. Veç e di si ndihesh kur arrin atë që do.
Dhe tashmë, e ke arritur atë që ke dashur?
Jo, ende nuk e kam arritur atë që dua. Unë jam shumë ambicioze dhe për mua çdo ditë vijnë gjëra të reja. Unë e pëlqej punën dhe, edhe sikur të më falin para e pasuri unë nuk do të hiqja dorë nga puna, pasi e dashuroj atë. Unë sërish do të punoja. Unë kam qejf të punoj dhe pastaj të shoh rezultatin e asaj që kam bërë. Kur punoj, nuk lodhem asnjëherë. Dhe janë të tjerët që më thonë mjaft për sot, pasi unë nuk do të ndalja edhe kur mbaron dita e nata, 24 orë pa pushim punoj dhe nuk lodhem.
Angela, ju keni bërë një set fotografik edhe me këngëtarin Craig David, madje është përfolur se ka pasur edhe një histori mes jush… sa e vërtetë është kjo?
Graig, që prej 4 vjetësh njihemi së bashku dhe është shoku im i ngushtë, por jemi vetëm shokë dhe asnjë gjë siç është thënë andej-këtej (qesh). GQ Italia thirri atë për setin fotografik dhe kur na panë bashkë, na ftuan që të ishim të dy në atë set fotografik. Ato janë bërë tek apartamenti i tij, kemi luajtur, qeshur me njëri-tjetrin, çdo gjë shkoi për bukuri.
Angela, ju jeni përfolur edhe për emra të tjerë, por përpos thashethemeve, mund të na tregoni nëse keni një histori dashurie në jetën tuaj?
Dashuri?! Atë me Donald Trump harrojeni (qesh)… ishalla e kanë kuptuar njerëzit që ajo fotografi nuk ekziston. Media thotë që unë jam e dashuruar me çdo njeri që është në krah me mua, me gjithë botën (qesh), e vërteta është se nuk jam e dashuruar me askënd.
Angela, ju e pëlqeni skoop-in?
Ëhë…
Po ju vetë keni provokuar skoop-e?
Mua më pëlqejnë ‘gossip’ kur ka në qendër personazhe të tjera, jo mua. Dhe i lexoj me qejf. Në fillim kur lexoja ndonjë gjë për veten thosha, çfarë janë këto dhe mërzitesha madje, ndërsa tani kur i lexoj, vetëm qesh. Dhe i lexoj me syrin kurioz, që çfarë po thonë këtë herë për mua…
Angela, keni qenë personazhi më i përfolur i vitit në Shqipëri për foton ku ju jeni kapur pa të mbathura gjatë një ceremonie, foto që ka qarkulluar më shumë se çdo foto juaja. Si e keni përjetuar ju vetë atë ngjarje?
Ajo foto është një aksident. Njerëzit reagojnë sikur unë ta kisha bërë enkas. Është diçka që e ka çdo femër, të gjithë e kanë parë dhe nuk ishte ndonjë gjë që duhet të trondiste femrat dhe meshkujt gjithashtu. Unë nuk kam thënë ndonjë fjalë që “kam qejf Hitlerin”, apo marrëzira të tjera, ka ndodhur një aksident aty. Dhe njerëzit 100 herë ma përmendin. Por ajo është vetëm një fotografi, nuk është se unë kam qenë ashtu gjithë kohës dhe kam shokuar njerëzit, në mes shumë fotove është ajo foto dhe gjithë fotot e tjera janë korrekte. Ajo ka qenë vetëm një sekondë dhe një fotograf e ka kapur, e në një sekondë mund të ndodhë që të të bien flokët mbi sy, të të këputet rripi i reçipetës etj. Ajo është një foto e vetme.
Por nga ana tjetër, ajo foto ka qenë publiciteti më i madh për ju, keni qenë në vëmendjen e medias dhe publikut si kurrë ndonjëherë…
Unë çdo gjë negative në jetën time e kthej në pozitive, ky është rregulli im numër një. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, unë përpiqem ta kthej në favorin tim. Në fillim kur ka ndodhur kjo gjë, unë kam qenë shumë e mërzitur; qava, mora avokatin në telefon për ta ndaluar publikimin më tej dhe kam bërë të kundërtën nga sa mendojnë njerëzit. Por pastaj unë nuk mund të jem e mërzitur më shumë se dy ditë, sepse nuk është personaliteti im. Dhe kur ndodhi kjo thashë, e di çfarë, nuk u përmbys bota! Sepse ata që më komentuan nuk ishin më perfekt se unë, kështu që kjo eksperiencë nëse dikush mendoi se mund të më bënte të dobët, mua më ka bërë më të fortë dhe ma ka hequr çdo frikë. Më parë kam pasur shumë frikë prej medias, por pas kësaj edhe pse me zor të madh, ma keni hequr gjithë frikën. Kjo pasi unë e di kush jam, e di çfarë dua të bëj dhe si t’i evitoj gabimet. Unë e pranoj se çdo gjë që më ndodh më bën më të fortë. Çdo gjë që është dhimbje dhe që është tentativë për të të ulur poshtë, mua më forcon.
Aktualisht keni ndonjë kontratë me shtëpi mode?
Për momentin kam kostumet e banjës të miat dhe jam duke punuar për një linjë timen. Nuk jam ende e sigurt, por jam në këtë sipërmarrje me Fadil Berishën, që unë gjithmonë e kam dashur. Për mua Fadil Berisha është njësoj si babai im dhe unë e dua dhe e pyes atë për çdo iniciativë timen, për kontratat etj. Unë kam linjën time të kostumeve të banjës që i kam bërë, por si binjake që jam më pëlqen perfeksioni dhe më ndryshon mendja shpesh. Kam realizuar një pjesë të rrobave të banjës, një pjesë i hoqa se më ndryshoi mendja dhe pasi ta përfundoj koleksionin do t’i fus nëpër dyqane ato. Në këtë sipërmarrje më ka ndihmuar mjaft edhe dizenjatorja e suksesshme shqiptare, Mirela Nurçe.
Në fakt Nurçe ju ka ndihmuar edhe për kalendarin, apo jo?
Po. Mirela është një shoqe e mirë dhe në kalendar unë kam veshur një pallto, vepër arti të saj , për të cilën nuk dua të flas shumë, por që kur të shihni fotot keni për të më dhënë 100 për qind të drejtë. Mirela ndërkaq më ka ndihmuar në kalendar edhe për kombinimin e të brendshmeve dhe përzgjedhjen e duhur të tyre.
Angela, një tjetër lajm për ju ka qenë ai i largimit tuaj nga agjencia e famshme e modës, “Elite”…
Po, por nuk është aspak ashtu siç është thënë, nuk ka qenë “Elite” që më ka lënë mua, kam qenë unë ajo që e kam lënë atë. Madje për këtë deklaratë unë kam bërë edhe një padi për këtë kompani.
Përtej modelimit çfarë aspiron Angela, çfarë ëndrre dëshiron të realizojë?
Në fushën e modës unë dua të jem modelja më e famshme për bikini dhe lingerie, pasi kjo është forca ime. Dhe këtu dua ta kem unë emrin që jam më e mira në këtë drejtim. Gjithë puna ime së fundmi është fokusuar në këtë drejtim, unë do shkoj në New York e më tej në Meksikë, ku do të pozoj për disa katalogë të ndryshëm me lingerie dhe kjo është puna ime e momentit. Por unë kam më shumë qëllime se modelimi. Modelimi është vetëm një fazë e jetës sime. Sigurisht që do ta vazhdoj për aq kohë sa të mundem, por kostumet e mia, produktet e mia do të jenë synimi im. Femrat i dua shumë dhe të jap mendime, sugjerime, këshilla për to është një gjë që e dua fort. Unë jam një shoqe e grave, nuk jam kurrë xheloze për femrat.
Kur një femër më duket e bukur, e veshur mirë, unë ia them këtë gjë, kënaqem kur shoh gjëra të bukura tek femrat. Unë dua t’i shoh gjithmonë mirë. Unë kam shumë, shumë shoqe. Unë nuk xhelozohem për askënd. Dhe nuk mundem ta besoj kur femrat bëhen kundër njëra-tjetrës, por jam një mike besnike e çdo femre. Kam qejf shumë që në fund të arrij të kem një projekt për t’i ndihmuar dhe mbështetur ato. Kam dëshirë të kem një show-timin në të ardhmen dhe tashmë jam duke hapur një blog, ku do të mund të shes linjën time të rrobave të banjës, por gjithashtu tek ajo faqe unë do të shkruaj edhe gjëra për femrat, si këshilla, receta, mendime, sugjerime dhe dua të jetë një faqe në ndihmë të femrave. Dhe ka shumë filozofi që unë besoj dhe femër e mençur nuk është ajo që e zgjedh mashkulli, por ajo që di ta zgjedhë mashkullin!

(yllpress.com)
No comments:
Post a Comment