Duket se problemet me drejtësinë për familjen Lohan nuk paskan të mbaruar.
Pas Lindsay, e cila rrezikon të kthehet në burg pasi nuk ka respektuar takimet me shërbimet sociale, babai Michael është arrestuar në Tampa Florida për dhunë në familje. Michael Lohan ka rrahur të fejuarën e tij dhe kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar zhurma të dyshimta nga apartamenti i çiftit.
Kjo nuk është hera e parë për Michael Lohan që arrestohet. Edhe në muajin mars të këtij viti ai ka përfunduar në burg për të njëjtën arsye.
Arrestimi i tij vjen pikërisht në ditën që Lindsay Lohan është rikthyer të bëjë punë vullnetare për komunitetin me shpresën që më 2 nëntor gjykatësja të mos urdhërojë kthimin e saj në burg.

(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment