Agjencia e të ardhurave në Angli ka propozuar një ligj të çuditshëm: taksimin e të gjithë personave që përdorin kirurgjinë plastike për të përmirësuar pamjen dhe format e tyre. Nga kjo taksë, propozohet që të përjashtohen vetëm ata persona që e kanë të nevojshme përdorimin e kirurgjisë plastike, si p.sh personat që mund të kenë pësuar djegie.
Një ndërhyrje kirurgjike plastike, në Angli kushton rreth 5-6 mijë euro dhe sjell të ardhura prej 500 milionë euro në vit. Në rast se vendoset taksa e paguar, femrat që bëjnë këto ndërhyrje, do të paguajnë 20% më shumë.
Ky propozim ka sjellë reagime të ashpra tek kirurgët, por edhe tek vetë klientët. Një prej tyre është edhe modelja e famshme, Imogen Thomas, e cila është shprehur e tronditur që qeveria kërkon të paguajë paratë e silikonit të saj, për të paguar borxhet. “Ky propozim godet rëndë femrat që duan të duken më mirë”, ka thënë ajo.(gazetatema.net)

No comments:
Post a Comment