Vdesin dore per dore pas 72 vitesh sebashku

Nje “love story”, nje histori e jashtezakonshme e dy te moshuarve amerikane qe vdiqen vetem nga nje ore dinstance nga njeri-tjetri duke u mbajtur dore per dore, pas 72 vitesh te kaluara se bashku.

“Ata nuk do te mundnin te jetonin pa njeri tjetrin, pelqenin shume qe te rrinin bashke”, shprehet i biri Dennis Yeager.

Epilogu prekes i historise se dashurise te Gordon dhe Norma Yeager, filloi ne vitin 1939 kur te dy u martuan ne komunen e State Center, ne Ohio.

Te pandare per 72 vite te gjate, bashkeshortet vdiqen javen e kaluar, si pasoje e nje aksidenti automobilistik.

Te derguar ne nje spital lokal, Gordon dhe Norma qendronin ne te njejten dhome,dhe infermieret ishin siguruar qe ata te ishin afer duke mbajtur doren e njeri tjetrit.

Te rrethuar nga femijet e tyre, Gordon vdiq ne oren 3:38 te mengjesit me doren e gruas ne te tijen. Pikerisht nje ore me vone ne 4: 48 Norma ka ndaluar frymemarrjen.

“Ne do te ndiheshim shume me fat nese ata kane ikur keshtu se bashku dhe ne paqe”, the e bija Dona.

Norma dhe Gordon do te digjen dhe hiri i tyre do te jete i bashkuar pergjithmone.
(kuriozitete.net)


No comments:

Post a Comment