Mediat e huaja që vizitojnë vendin thonë se bie erë ngado. Nga e mërkura sindikatat paralajmërojnë nisjen e një greve të përgjithshme 48 orëshe. Megjithatë kryeministri Papandreu thotë se është i vendosur për të ecur përpara me votimin në parlament të paketës së reformave. Ekspertët thonë se kjo mund të jetë një javë shumë kritike për Greqinë. Nëse sindikatat radikale nuk do vihen nën kontroll, gjendja do jetë ekstremisht kritike. Aty ka gjithmonë greva, po kësaj radhe kalendari është plot. Bëjnë grevë në transportin publik, në aeroporte, taksistët, gazetarët, avokatët, punonjësit e bankave- thuajse të gjithë.
/zoneelire.blogspot.com/
No comments:
Post a Comment