Projekti për ndërtimin e sheshit Skënderbeu në Shkup do të ketë një kosto prej 10 milionë eurosh, dhe mjete shtesë të paplanifikuara, njofton INA.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, që është bartësi një projekti të tillë.
Ndërtimi i këtij sheshi pritet të fillojë së shpejti, edhe ate realizimi i fazës së parë. Sipas kreut të kësaj komune, për fazën e parë të punimeve do të nevojiten rreth 2,8 milion euro.
Faza e parë përfshin rekonstruimin e dyqaneve që janë nga përmendorja deri tek objekti Menada. Faza e dytë do të jetë mbulimi i rrugës dhe faza e tretë do të jetë parkingu nëntokësor. Por paralelisht punimet do të kryhen për të gjitha fazat, deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Sheshi i planifikuar do të shtrihet në tërë Çarshinë e Vjetër do të përfundojë tek Opera Maqedonase dhe Baleti si dhe në hapësirën e komunës Qendër, me ç`rast kjo komunë duhet të ndryshojë planin urbanistik.
Nga komuna e Çairit theksojnë se ky projekt është pjesë e Programës qeveritare, edhe pse fillimisht ka pasur kontradikta. Sheshi Skënderbeu është pjesë e projektit të komunës Çair, duke qenë një shesh paralel dhe afër atij të ashtuquajtur Shkupi 2014.(albeu.com)

No comments:
Post a Comment