Aplikacioni ‘iPhone’ zbulon gruan tradhtare

Një prej aplikacioneve të të sapodalit në treg iPhone 4S, i quajtur Find my Friends, i ka shërbyer një prej bartësve të tij si mënyrë për të zbuluar se gruaja po e tradhëtonte. Find my Friends u prezantua nga Apple si një mënyrë e shkëlqyer për të gjurmuar e lënë takime me miqtë në mënyrë shumë të thjeshtë. Nëse ata bien dakord, aplikacioni lejon që në ekranin e iPhone-it tënd të shfaqet një hartë me vendodhjen e tyre. Por me sa duket klientët inovativë të iPhone-it po i gjejnë përdorime të tjera, shkruan faqja zyrtare e yahoo.com. Një burrë nga New York-u u ka thënë bashkëbiseduesve të tij në chat se me anë të Find My Friends ka mundur të zbulojë se gruaja e tradhëtonte. “Po divorcoj gruan. Falemnderit iPhone dhe Find my Friends”, shkruante ai. Burri sqaronte se e shoqja i kishte thënë se do të shkonte te shtëpia e mikeshës së saj, por ai kishte dyshuar se mos shkonte në shtëpinë e një burri tjetër dhe kishte aktivizuar hartën e Find my Friends. Gruaja nuk ndodhej te shtëpia e mikeshës së saj, por në një lagje tjetër të New York-ut.(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment