Hulmutuesit zbuluan mënyrë se si të ti lajmërojnë përdoruesit e Skype, pa ato të jenë në dijeni për këtë, dhe të mesojnë Ip adresën e tyre, dhe më pas të shfrytëzojnë atë për të përcaktuar lokacionin e tyre gjeografik, si dhe përdorimin e tyre në BitTorrent. Sipas studimit të hulumtuesve, metoda për mbledhjen e Ip adresave funksionon edhe në rast se përdoruesit e Skype e kanë konfiguruar profilin e tyre që të pranon thirje vetëm nga ato që i kanë në listën e kontakteve. Gjithashtu funksionon edhe tek përdoruesit të cilët nuk janë loguar në Skype.
Për të dëshmuar këtë lëshim sigurie, hulumtuesit kishin mbledhur 10.000 Ip adresa në mënyrë të rastësishme, për ti lidhur ato adresa me dokumentët e shkarkuar nga BitTorrent, pastaj krijuan mjet për identifikimin e Ip Adresave në më shum faqe BitTorrent, të cilët më pastaj i krahasonin me Ip Adresat e mbledhura. Gjithmon kur do të vërehej ndonjë ip adresë, mjeti do të zbulonte profilin e Skype që përdorte BitTorrent. Edhe në rast se IP Adresa ishte përdorur nga më shum përdorues në një rrjet, sistemi përsëri mund të lidhte profilin unik të Skype me ndonjë shkarkim të caktuar.
Ky lëshim sigurie sigurisht do t’ju ndihmonte kompanive nga idustria e zbavitjes për të parandaluar shkarkimin ilegal të dokumenteve. Përgjegjësi kryesor për sigurin në Skype, Andrijan Asher, ka deklaruar se e respekton privatësin e përdoruesve të tyre dhe se janë të angazhuar që të bëjnë produktine tyre sa më shum që është e mundur më të sigurt, dhe se çdo softuer në Internet, për komunikim mundëson të zbulohet Ip Adresa e atij që komunikon.
Për më shum informacione rreth këtij lëshimi sigurie në Skype, dhe si ai mund të shfrytëzohet, vizitoni studimin origjinal, të cilin mundë të gjeni nga linku më poshtë.
(itshqip.com)
No comments:
Post a Comment