Vritet në korridorin e shkollës nxënësi i vitit të dytë. Ngjarja tragjike ndodhi dje në ambientet e shkollës profesionale “Nazmi Rushiti” në Peshkopi, pas një sherri mes shokëve të një klase. Nxënësit po hynin nëpër klasa pas pushimit të madh për të vijuar orën e radhës, kur një sherr masiv ka përfshirë një grup djemsh para drejtorisë së shkollës. Nxënësit e vitit të dytë janë kacafytur mes tyre me grushte, e më pas me thika, duke lënë pa ndjenja Krenar Bardullën, 17 vjeç. Gjithë shkolla është përfshirë nga paniku, ndërkohë që mësuesit fillimisht kanë njoftuar policinë lokale për ngjarjen dhe pastaj janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë nxënësit të gjakosur. Shumë shpejt, ngjarjen e kanë mësuar edhe prindërit e nxënësit të plagosur, por deri në momentin kur ata kanë mbërritur në urgjencën e spitalit, djali i tyre kishte ndërruar jetë, pasi mjekët thanë se ai kishte pësuar dëmtime të aortës dhe zemra e tij kishte pushuar së funksionuari. Policia ka arrestuar shokun e klasës, Ermal Reçin. Mësohet se edhe ai është plagosur, duke faktuar kështu se në grindje janë përfshirë më shumë se dy veta.
Dëshmitë
Shkolla ku ndodhi vrasja e nxënësit 17-vjeçar
Mësuesit dhe nxënësit e shkollës profesionale “Nazmi Rushiti” janë të rezervuar në prononcimet e tyre. Shumica e tyre nuk preferojnë të tregojnë momentet e ngjarjes, ndërkohë që burime të rezervuara sqarojnë se sherri mes dy të rinjve ka nisur rreth orës 08:30 dhe ka përfunduar në orën 10:20, kur Reçi e ka goditur shokun e klasës disa herë pas shpine me thikë. “Në mëngjes, dy nxënësit janë zënë me fjalë me njëri-tjetrin, por shkaku nuk është ende i qartë. Ndërkohë, në orën e fizkulturës Bardulla e Reçi kanë përsëritur ritualin e mëngjesit, por këtë herë ata janë fjalosur për lojën e basketbollit që zhvillonin në mjediset e shkollës. Askush nuk mendonte se ky debat do të përfundonte në këtë mënyrë”, thanë mësues të kësaj shkolle. As mësuesit, as nxënësit dhe as roja i shkollës nuk deklarojnë se dy nxënësit ishin problematikë në shkollë, madje, ata thonë se nuk kanë pasur dijeni se nxënësit mbanin thika apo sende të tjera të ndaluara në shkollë. Ndërkohë, ata nuk thonë as se nxënësit ishin përfshirë në sherr me njëri-tjetrin për ndonjë vajzë, pasi këtë nuk e deklaron askush.
Ngjarja
Pas përfundimit të pushimit të gjatë, nxënësit janë vënë në rresht për të vijuar mësimin. Vargu i nxënësve ka vijuar lëvizjen drejt klasave. Pa mbërritur ende në klasën e tyre, nxënësit e vitit të dytë janë kacafytur mes tyre. Burime të rezervuara shprehen se i pari që ka nxjerrë thikën nga brezi dhe ka goditur disa herë shokun e klasës ka qenë Ermal Reçi. Disa goditje poshtë shpatullës jo vetëm e kanë lënë pa ndjenja, por i morën jetën 17-vjeçarit Krenar Bardulla. Në këtë moment, shokë të viktimës kanë reaguar dhe kanë qëlluar me thikë autorin e mundshëm të ngjarjes. Mirëpo, pellgu i gjakut pranë trupit të Bardullës dhe rrëmuja e krijuar në mjediset e shkollës ka bërë që sherri të ndalet dhe nxënësit të largohen me shpejtësi nga shkolla.
Bllokohet arma e krimit
Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, dhe bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas, si dhe ka sekuestruar një thikë me të cilën autori i ka marrë jetën shokut të klasës. “Policia e Dibrës ka bërë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit E.R, 17 vjeç, banues në qytetin e Peshkopisë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi në ambientet e shkollës së mesme profesionale “Nazmi Rushiti” të qytetit të Peshkopisë, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin K.B, 17 vjeç, nga qyteti i Peshkopisë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spitalin rajonal të këtij qyteti”.
Drejtoria Arsimore: Nuk i kontrollojmë dot çantat
Pasditen e djeshme ka reaguar për ngjarjen e rëndë edhe Drejtoria Arsimore Rajonale e Qarkut Dibër. Për drejtuesin e arsimit në këtë qark, Gëzim Kaba, ngjarja është shumë e dhimbshme dhe e papritur. “Nga informacionet që kemi ne si DAR ngjarja është momentale, pas sherrit që kanë bërë dy të rinjtë në orën e edukimit fizik. Ermal Reçi njihej nga mësuesit si nxënës zevzek, por jo kaq problematik sa t’i merrte jetën shokut të klasës. Ngjarja është shumë e hidhur dhe ka pikëlluar jo vetëm prindërit e Krenarit, por gjithë banorët e Peshkopisë, sidomos nxënësit e shkollës profesionale dhe mësuesit e “Nazmi Rushitit”. Kaba shtoi se stafi drejtues dhe pedagogjik i shkollës nuk ka pasur asnjë mundësi për ta parandaluar ngjarjen e rëndë, pasi drejtoria e shkollës nuk mund të kontrollojë nxënësit dhe çantat e tyre, sepse prindërit dhe vetë nxënësit ankohen për shkeljen e të drejtave. “Sipas gjykimit tim, tha Kaba, janë vetë prindërit që duhet të dinë çfarë mbajnë fëmijët e tyre në shkollë apo në qytet. Roli i tyre është parësor. Drejtoria arsimore dhe ajo e shkollës nuk kanë pasur informacione se nxënësit mbajnë thika apo sende të tjera të ndaluara me vete, ndryshe, ngjarja do të ishte parandaluar”, deklaroi zyrtari i arsimit për qarkun e Dibrës.
DIBER/ HASAN PASHA

No comments:
Post a Comment