“Farmaceutikët” shënuan mbrëmë fitore 1:0 si mysafir kundër skuadrës së fundit në Bundesligë, me golin e Ballak.
Futbollisti 35-vjeçar në këtë mënyrë shënoi golin e parë në Bundesligë pas pesë vjetësh, por kah mesi i pjesës së dytë u detyra të largohet nga terreni për shkak të lëndimit.
Trajneri i skuadrës, Robin Dut, ka thënë se Ballak ka thyer hundën dhe për këtë arsye mund të mungojë në takimin kundër Valencisë, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Gjatë këtij vikendi ish-kapiteni i reprezentacionit të Gjermanisë do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor, pas të cilës do të dihet se për sa kohë nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në fushën e gjelbër.
No comments:
Post a Comment