Për shumë njerëz mëngjesi është pjesa më e vështirë e ditës. Pak minuta më shumë gjumë në mëngjes shpesh duket sikur vlejnë më shumë se 7 orë gjumë gjatë natës. (albeu.com)
Ja 10 këshilla për një nisje sa më të mirë të ditës:
1. Zgjatja
Zgjatja e lehtë, siç janë pozat e jogës, ose zgjatja e ngadaltë e zakonshme do ti ndihmojë trupit tuaj që të mbushet me energji.
2. Ushtrimet
Pasi që zgjoheni tentoni të bëni disa ushtrime për të vënë në lëvizje qarkullimin e gjakut në trup dhe kështu të filloni ditën e punës.
3. Pak kafeinë
Kafeina mund tiu ndihmojë të filloni ditën, por nëse e teproni (më shumë se dy filxhanë kafe) mund të nxisë kundërefekt dhe tju bëjë më të lodhur.
4. Dehidratohuni
Kur flini, trupi juaj humb rezervat e ujit. Dehidratojeni veten me disa gota të ujit të ftohtë jo vetëm që të startoni organizmin, por ndihmon edhe që të stimulohet sistemi nervor dhe tretjen.
5. Jini të përpiktë me orarin e zgjimit
Shkoni në shtrat dhe zgjohuni në kohën e njëjtë, çdo ditë. Trupi juaj e do rutinën.
6. Zgjohuni me muzikë të lehtë
Zgjimi me alarm me zë të lartë mund të jetë shokues për organizmin. Po ashtu, kjo ju vendos në kategorinë e rrezikut më të madh nga sulmi në zemër
7. Relaksohuni
Fikni kompjuterin ose TV-në një orë para se të shkoni në shtrat. Drita e fortë ndikon si pengesë në trurin tuaj, dhe për këtë arsye më vështirë "e fikni" gjatë natës. Mjafton që të fikni elektronikën një orë para se të shkoni në shtrat dhe do të bëni gjumë shumë më kualitativ.
8. Bëni dush
Pikat freskuese të ujit do të vënë në lëvizje sistemin nervor në trupin tuaj dhe do tju ndihmojnë të ndiheni më të gjallë.
9. Hani mëngjes
Pas agjërimit të natës, trupi juaj ka nevojë për energji për tu vënë në lëvizje.
10. Merrni frymë thellë
Sapo të zgjoheni, faljani vetes një moment merrni frymë thellë nga stomaku dhe qetësojeni trupin dhe mendjen.
No comments:
Post a Comment